Telegrafi

Gorillaz me këngë apokaliptike kundër Trumpit (Video)

Grupi amerikan, “Gorillaz”, është kthyer pas gjashtë vitesh pauzë me klipin apokaliptik të këngës “Hallelujah Money”.

Kjo është kënga e parë e albumit të tyre të shumëpritur që do të dalë më vonë gjatë këtij viti. Ndërkaq, bendi vendosi që ta publikonte videon muzikore një ditë para inaugurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-ve.

Lexo po ashtu Profili i presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump (Video)

Mesazhi i kësaj kënge psikodelike ndërlidhet me mënyrën e arritjes së Trumpit në krye të shtetit më të fortë në botë duke aluduar se premtimet e tij nënkuptojnë fundin e botës.

Përmes tekstit që përmend fuqinë dhe korrupsionin e të fortëve dhe skenat e ndryshme në klipin e “Hallelujah Money”, japin një mesazh të qartë për shefin e ri të SHBA-ve.

“Mos u shqetëso miku im. Nëse ky është fundi. Atëherë le të jetë”, është një pjesë e tekstit që flet për “optimizmin” për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së Trump. /Telegrafi/