Lindsey Costello ka qenë duke e vizituar një kopsht zoologjik në Kentacky të Shteteve të Bashkuara, kur ka shkuar pranë xhamave të kafazit të një gorille.
Ajo ka nxjerrë telefonin dhe ka shfaqur fotografi, me gjallesat që i përkasin familjes së kafshës, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë e interesuar dhe me qetësi i shikonte imazhet, me krijesat njëjta me të. Ishte sikur donte të takohej me ta”, ka shkruar Costello në postim.
Mësohet se ajo ka qëndruar për një kohë e ulur në atë vend, derisa gorilla është ngritur papritmas dhe është larguar. /Telegrafi/