Site icon Telegrafi

Gorilla jomiqësore sulmon vizitorët që po e fotografonin (Video)

Në një kopsht zoologjik në Boston të Shteteve të Bashkuara, gorilla është frustruar nga vizitorët që po e thirrnin dhe fotografonin.

Okie që është 23-vjeç, duket se është duke luajtur në kafazin e tij, por për një moment hidhet drejt të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

Sikur mos të ishte xhami, të pranishmit do të pësonin lëndime të konsiderueshme nga kafsha që ka afro 200 kilogramë.

Pasi e ka bërë këtë goditje, majmuni me prejardhje nga ultësirat perëndimore e ka rrahur gjoksin dhe ka hungërirë, por kjo pjesë nuk është kapur nga kamera.

Mirëmbajtësit e kopshtit kanë thënë se Okie ka sjellje të këtilla kohë pas kohe, shkaku i natyrës së tij për të dominuar i vetëm në territor. /Telegrafi/

Exit mobile version