Telegrafi

Gorilla Glass 2 në CES

Kompania të hënën në CES synon të demonstroj gjeneratën e dytë të kësaj zgjidhje, Gorilla Glass 2, e rreth saj për momentin nuk ka kurrfarë specifika zyrtare edhe pse paralajmërimet e zëvendëspresidentit James Steiner flasin për trashësi më të vogël me qëndrueshmëri të lartë.

Përveç kësaj, kompania do të shfaq edhe metodat e reja të përdorimit të Gorila Glass ekzistues, veçanërisht në diagonalet më të mëdha sikurse që është LCD ekrani multitouch 82-inçësh, dhe përdorimi në sistemet multimediale dhe automobilistike si dhe zgjidhjet për institucionet edukative. /Telegrafi/