Azalea është gorilla e cila jeton në kopshtin zoologjik në Penian të Koresë së Veriut, që është stërvitur të tymosë nga një pako duhan në ditë.
Kafsha është mësuar që të ndezë cigaren me shkrepës, apo me anë të një bishti tjetër të ndezur, transmeton Telegrafi.
Turmat e vizitorëve brohorasin me 19-vjeçare, kur ajo po nxjerrë tym nga goja dhe hundët, sikur një njeri.
Por, ky aktivitet i kopshtit që sapo është rinovuar, nuk u ka pëlqyer aspak mbrojtësve të të drejtave të kafshëve. Ata kanë kërkuar që gorillës mos t’i jepet më duhan dhe të mbrohet shëndeti saj.
Në anën tjetër, zyrtarët e kopshtit që ndodhet në kryeqytetin e Koresë komuniste, kanë thënë se ajo nuk e inhalon tymin, por vetëm e sjellë nëpër gojë. /Telegrafi/