Telegrafi

Gordon Murray prezanton veturën me dy ulëse T.33

Projektin e fundit “ekzotik” që e ka “nënshkruar” britaniku legjendar Gordon Murray, e vë në lëvizje Cosworthov 3,9 litërsh V12.

Pas prezantimi të fundit të veturës sportive me tri ulëse T.5 s, në kompaninë britanike në krye të cilës është dizajneri i njohur britanik Gordon Murray (kreatori i McLaren), është prezantuar edhe vetura me dy ulëse T.33 për të cilën thonë se për dallim nga T.50 (që kushton 2,8 milionë euro), është më i përshtatshëm për vozitjet e përditshme, transmeton Telegrafi.

Sikurse në rastin e modelit T.50, T.33 e vë në punë motori prej karboni dhe alumini 3,9 litërsh V12, i marrë nga raftet e Cosworth. Kjo veturë prodhon 616 kuaj-fuqi.

Për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme, është vendosur ndërruesi automatik me gjashtë shpejtësi (Xtrack), pesha e të cilit është zvogëluar për 78 kilogramë, kurse GMA (Gordon Murray Automotive), do t’ju ofroj blerësve edhe opsionin me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Në Dunsfold nuk po flasin për performancën e kësaj veture me dy ulëse, por dihet se për ta pasur në garazh një të tillë duhet ndarë 1.6 milion euro. GMA ka prodhuar vetëm 100 njësi të tillë, e 50 prej tyre tashmë kanë pronarët e rinj. /Telegrafi/