Site icon Telegrafi

Gordon Brown çdo ditë e më pak i popullarizuar

Në të njëjtën anketë, të kryer në muajin tetor, 59 për qind e të anketuarve kishin thënë se Brown është duke kryer mirë punën e tij, për dallim nga 29 për qind që mendonin të kundërtën.

Shkalla e besimit global në kryeministrin e ri britanik ka rënë për 10 për qind brenda një muaji të vetëm.

Brown është përballur me vështirësi qëkur ka vendosur të mos i shpallë zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë. Para këtij vendimi në disa anketime të opinionit publik veçse ishte e qartë rënia e popullaritetit të Partisë Laburiste.

Anketimi tregon edhe forcimin e Partisë Konservative nën udhëheqjen e David Cameron. Ata i mbështesin 41 për qind e të anketuarve, për dallim nga 35 të cilët në anën tjetër mbështesin laburistët.

Anketa është kryer me një mostër prej 2.000 personash.

Exit mobile version