Site icon Telegrafi

Gordana Siljanovska mori vendim për angazhimin e ushtrisë në shuarjen e zjarreve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ka sjellë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve.

Vendimi, siç informojnë nga kabineti i presidentes, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas vendimit të Qeverisë më 13 të shpallet gjendje krize për shkak të rritjes së numrit të zjarreve.

“Mënyra dhe intensiteti në të cilin pjesëtarët e Ushtrisë do të ndihmojnë institucionet tjera në shuarjen e zjarreve do t’i përcaktojë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë në përputhje me kërkesat e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe situata në terren”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të fundit nga QKM, vetëm gjatë ditës së djeshme në ambiente ​​të hapura kanë ndodhur gjithsej 49 vatra zjarri, prej të cilave 12 janë aktualisht aktive, shtatë janë nën kontroll dhe 30 janë shuar./Telegrafi/

Exit mobile version