Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska ka harruar ofendimet për shqiptarët musliman të para disa viteve dhe është ulur për të ngrënë iftar në Shkup së bashku me disa persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ajo njoftimin se është duke ngrënë iftar e ka publikuar në Facebook.
Kujtojmë se kur ishte ministre e Punëve të Brendshme, Jankuloska tha se rastin ‘Monstra’ e kanë organizuar radikalist islamik. Të njejtit, disa ditë pas burgosjes janë liruar për mungesë faktesh. Akuza e Jankuloskës atëherë u cilësua si çmenduri pasi ende nuk kishte vendim gjyqësor se rasti ka lidhje me terrorizmin apo ka prapavi fetare. Rasti i njejtë ende endet gjyqeve, pa vendim përfundimtar./Telegrafi/