Telegrafi

Gordan Kallajxhiev është ftuar në bisedë informative në polici

Gordan Kallajxhiev, kryetar i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni dhe profesor në Fakultetin e drejtësisë në UKIM, për sot në ora 9 është ftuar për bisedë informative në MPB, lidhur me pjesëmarrjen e tij në protestat e “Revolucionit laraman”, shkruan Deutsche Welle, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ftesën për bisedë informative ia kanë dorëzuar zyrtarë policor, të cilët me veturë zyrtare policore kanë pritur para shtëpisë së tij, kur ai është kthyer nga një shëtitje në qytet me të birin.

“Ky është një autogol i çuditshëm i pushtetit totalitar. Si arsye në ftesën për bisedë informative, në kuptimin e plotë të fjalës thuhet “pjesëmarrje në protesta”. Pjesëmarrja në protestë nuk është kategori e ndaluar me Kushtetutë. Supozoj se do të më ngarkojnë për hedhje të bojërave, ndërsa përgjigja ime do të jetë që kjo është mbrojtje e domosdoshme e shtetit të së drejtës, sepse qytetarëve nuk u mbetet mjet tjetër. Ai “dëm” nga ngjyra është simbolik dhe shumë më i vogël nga grusht shteti që i është bërë Maqedonisë – thotë Kallajxhiev./Telegrafi/