Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Dragash është arrestuar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij, gruan dhe djalin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Goran, pasi që i njëjti, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij, bashkëshorten dhe djalin K-Goran. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/