Site icon Telegrafi

Gorani: Dialogu me Serbinë i pashmangshëm

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dukagjin Gorani tha sot se dialogu është i pashmangshëm dhe patjetër duhet të përmbyllet.

“Andaj si proces është i pashmangshëm. Ideale do të ishte nëse do ta kishim një Qeveri të shumicës, ideale do të ishte ta kemi një president që ta kuptonim se çka po flet, por ja që nuk e kemi. Sot duhet të përpiqemi të vendosim për atë që është optimale. Jam i bindur se edhe projektligji dhe platforma i ngërthejnë në vete edhe synimet dhe shqetësimet tona”, tha Gorani.

Seanca për platformën dhe dialogun po vazhdon pa praninë e LDK-së dhe VV-së që e kanë bojkotuar sallën./kp/

Exit mobile version