Avokati Dragan Peshevski para fillimit të seancës së sotme për 27 prillin, deklaroi se klientët e tij, të akuzuarit e rastit, Goranço Angellovski dhe Ivan Cvetanovski do të paraqesin kërkesë për amnisti.
Peshkevski pret nga Angellovski dhe Cvetanovski të amnistohen sipas Ligjit për amnisti. Ai përcolli mesazhin e dy të akuzuarve se ka ardhur koha për pajtim kombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji për amnisti i cili më 18 e këtij muaji me 95 vota ‘për’ dhe asnjë votë ‘kundër’, tashmë është nënshkruar nga kryetari Ivanov dhe është shpallur në “Gazetë zyrtare”.
Nga sot fillon të skadojë afati prej 5 ditëve për paraqitjen e kërkesës për amnisti nga ana e të akuzuarve. Pas kërkesave të paraqitura gjykata me konsultim nga Prokuroria Publike do të sjell vendim për të njëjtat./Telegrafi/