Goran Ivanov është ushtruesi i detyrës drejtor i Policisë Financiare. Ai sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në vendin e Arafat Muaremit, konfirmojnë nga qeveria.
Ivanov deri më tani ka punuar si inspektor në Policinë Financiare. Ai është Policinë Financiare është futur dy vite më parë, ndërsa më herët ka punuar në një bankë.
Arafat Muaremi dha dorëheqje nga posti pak ditë më parë. Mandati i tij përfundoi në shkurt dhe më pas u emërua ushtrues detyre.
Muaremi pati përplasje me prokuroren Vilma Ruskovska, të cilën e akuzoi për kontrolle të jashtëligjshme në Policinë Financiare.