Revista ”Fokus” shkruan se ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së Grujovski i cili për momentin e ka të shqyptuar masën burg shtëpiak, ka ndjekur prokurorët special, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në banesën e shefit të drejtorisë së pestë të DSK, Grujevski që përfundoi në arrest shtëpiak, është gjetur një notes me të dhëna, ku janë evidentuar agjentë të DSK apo profesionistë të angazhuar privat për të ndjekur prokuroret speciale” thuhet në gazetën javore ”Fokus”
Grujovski është i dyshuari kryesor në lëndën ”Fortesa” e cila është për asgjesimin e materialeve për përgjim në Maqedoni./Telegrafi/