Telegrafi

GoPro sjell kamerën e re Hero 3

 Edicioni i ri i pajisjes vjen në tri ngjrya: të bardhë, të zezë dhe të argjentë. Kamera e re HD GoPro Hero 3 ka madhësi përgjysëm më të vogël me parardhësin dhe tani produkti i ri është i pajisur me teknologjinë Wi-Fi.

Produkti kryesor i Hero 3 do të jetë modeli i zi me mundësi të inqizimit në rezolucion 4K dhe 2.7K. Versioni i argjentë, i pajisur me sensor 11megapiksel, është i krijuar veçanërisht për të inqizuar sportet aksion dhe ka një mbështjellës për të mbrojtur pajisjen nga uji. Ky model lejon inqizimin në 1080piksel, 960p, 720p dhe 480p.

Edicioni i badhë është i gatshëm për para-porosi në GoPro.com dhe vjen me çmim prej 199.99 dollarë, 299.99 dollarë dhe 399.99 dollarë.

Për më shumë informata, mund të kontrolloni ueb sajtin e kompanisë për tu informuar për të gjitha specifikat teknike tjera. /Telegrafi/