Telegrafi

GoPro prezanton Hero 5

GoPro ka lajmëruar kamerën e re të aksionit, GoPro Hero 5 e cila vjen me kontrollim të zërit. Hero 5 arrin në dy modele, Hero 5 Black dhe Hero 5 Session.

Disa nga specifikat kryesore të Hero 5 Black janë si në vijim:
Ekran 2 inç të ndjeshëm në prekje dhe pulla të thjeshtësuara për kontrollim
Video rezolucione deri në 2K dhe shkrepje në shpejtësi prej 30 imazhe në sekond
Foto profesionale të kualitetit 12MP
Kontroll me zë me mundësi të mbështetjes në 7 gjuhë të ndryshme
Rezistencë ndaj ujit në zhytje deri në 10 metra
Incizim të zërit në stereo dhe reduktim të zhurmës së erës
GPS
Fotografim në modulet RAW dhe WDR

Hero5 Session do të shitet për 299 dollarë ndërsa Hero5 Black për 399 dollarë. Për më shumë detaje rreth kamerave të reja, mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të GoPro.