Site icon Telegrafi

Google zyrtarizon Android 4.3 Jelly Bean

Megjithatë, Google ka njoftuar se Nexus 7 nuk do të mbetet gjatë pajisja e vetme me Android 4.3 Jelly Bean, pasi që së shpejti në këtë version do të mbështetet edhe Nexus 10.

Përditësimi i versionit të ri të Android, sipas Google do të vijë në pajisje sipas modelit “over the air”, domethënë me shkarkim të jashtëm, ndërsa nga përshtypja e parë shihet se ky version natyrshëm mbetet ende brenda Jelly Bean, sepse ndryshimet e bëra në të janë në kuadër të versionit 4.0.

Megjithatë, Google njoftoi zhvilluesit dhe përdoruesit e shumtë se në versionin më të ri të Andorid 4.3 Jelly Bean, do të ketë një varg veçorish të reja. Andorid 4.3 Jelly Bean përmban Bluetooth Smart, inovacioni i cili ndyrshe njihet edhe si Bluetooth me energji të ulët, ndërsa ky version i Android vjen me format e fundit grafike të 3D në formë të OpenGL ES 3.0.

Për më shumë, në Android 4.3 Jelly Bean, çdo përdorues i një tableti ka edhe hapësirën e veçantë dhe secili prej tyre shumë lehtë mund ta personalizojë eksperiencën e përdoruesit. Në Andorid 4.3 Jelly Bean janë krijuar edhe profilet e kufizuara (Restricted Profiles), të cilat do të ju lejojnë të menaxhoni aplikaconet dhe përmbajtjen për secilin përdorures.

Profilet mund të përdoren në çdo situatë dhe në numër të palimituar të përdoruesve. Për shembull, profilet e kufizuara do të lejojnë kontrollat prindërore, dhe të ndalojnë përmbajten e cila është e ndaluar për familjarët e tjerë, tha zëdhënësi i Google. / Telegrafi /
 

Exit mobile version