Telegrafi

Google Wallet vjen në Nexus 7

Ky shërbim do tu mundësojë përdoruesve të rinj të tabletit Google Nexus 7 të paguajnë për produktet dhe shërbimet e tyre njësoj sikurse me telefonat e tyre Android.

“Ne kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se shërbimi i pagesave të Google është duke u përgatitur për tabletin tuaj, Nexus 7, i cili do të vijë përmes aplikacionit përkatës. Tani, nëse e keni tabletin me vete, ju do të mund të shtypni “paguaj” dhe ta ruani komandën për pagesë edhe nëpërmjet Nexus 7” thuhet në njoftimin e Google.

Integrimi i Google Wallet në Nexus 7 do të duhej të vinte sa më shpejtë, dhe në këtë mënyrë të mundësojë pagesat mobile edhe me tablet. / Telegrafi /