Telegrafi

Google – Wallet ose suspendim

Në letër Google u jap atyre afat prej 30 ditëve që të gjitha pagesat e shfrytëzuesve të kalohen në Wallet, shërbimin e Google për pagesat, në vend të softuerëve që përdoreshin deri tani (PayPal dhe të tjerë) ashtu që paratë të mund të shkojnë më lehtë deri tek llogaritë e Google.

Sipas pohimeve për këtë hap janë vendosur të nxitur nga zgjidhja e Apple në iTunes ku developerët nga fillimi ishte të detyruar që të përdorin shërbimin e Apple për pagesa i cili përveç që ia garanton Appleit transferimin e shpejtë të parave, është në dispozicion me vetëm një klik dhe pa kurrfarë komplikime të jashtme.

Sipas pohimeve Google është edhe më i shtrenjtë se Apple për developerët në Play dhe ju kërkon të mbaj për vete 30% të çdo transaksioni.

Në kohë të fundit gjithnjë e më shumë developer po ankohen për fragmentimin e tregut – ekzistencën e një numri të madh të platformave të ngjashme me Androidin, por nën të cilat qëndron hardueri i ndryshëm për të cilin duhet shkruar softuer i ndarë për optimizim, sikur dhe në rastin e PC-ve, derisa te iOS i Apple ky nuk është rasti. Në të vërtetë, baza harduerike te Apple është e standardizuar në mënyrë rigoroze dhe dihet që më parë, e te Android prodhuesit e ndryshëm shtyjnë para zgjidhjet e veta që janë shpesh shumë të ndryshme.

Për momentin duket se kushtet e funksionimit të Walletit, fragmentimi i platformës dhe monetarizimi më i dobët se te iOS po bëjnë që developerët më rrallë të vendosin të zhvillojnë për Android e madje ka edhe të atillë të cilët kanë hequr dorë nga ai. /Telegrafi/