Site icon Telegrafi

Google Wallet mundëson dërgimin e parave vetëm me një SMS

Përdoruesit do të mund të dërgojnë të holla tek të gjithë njerëzit në listën e tyre të kontakteve me një numër telefoni nëpërmjet një mesazhi të thjeshtë.

Kur një përdorues bën dërgimin e parave me një mesazh, kontakti i tij do ta pranojë një link të sigurt.

Pas klikimit në link, pranuesi i parave mund të fus informacionin e kartës së debitit për të marrë paratë, të cilat pastaj do të shfaqen në llogarinë bankare të këtij të fundit në disa minuta pasi është bërë ky transaksion. (Telegrafi)
 

Exit mobile version