Telegrafi

Google TV planifikon të integroj komanda të zërit!

Sipas një raporti të fundit nga Next Web, Google po punon për të futur tiparet e zërit në Google TV në mënyrë që përdoruesit e këtyre pajisjeve do të mund të japin komanda përmes zërit për të kërkuar programme të ndryshme si dhe komanda tjera të ndryshme.

Burimet e njejta kanë parë video të Peter Sherman i cili është menaxheri i marketingut të Google TV, në të cilën video personi në fjalë shihet duke i dhënë komanda zërore pajisjes.

Videoja tashmë duket se është fshirë nga interneti. Ende nuk ka detaje rreth planeve të Google për futjen e këtij tipari në pajisjet e reja apo ekzistuese të kompanisë. Sapo të kemi ndonjë lajm të ri, do të ju informojmë. /Telegrafi/