Sipas një raporti të fundit nga Telegraph, thuhet se Google do ta lëshojë shërbimin e saj të televizionit edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-drejtori i Google, Eric Schmidt pritet të paralajmërojë Google TV gjatë mbajtjes së ligjëratës vjetore të MacTaggart në Festivalin e Televizionit në Edinburgh, ndërsa shërbimi pritet të jetë i gatshëm për këtë treg, pas gjashtë muajsh.
Ende nuk dihet nëse për Google TV në Mbretërinë e Bashkuar do të ofrohet hardueri i njëjtë, nga Logitech dhe Sony, sikurse ofrohet në SHBA, apo mbase Google do të gjejë ndonjë partner lokal në Britani. / Telegrafi /