Telegrafi

Google TV 3.0 lëshohet këtë vit

Sipas pritjeve të njohësve të teknologjisë dhe mediave të ndryshme, Google do të lansojë versionin e ri të Google TV 3.0 në fund të këtij viti.

Mirëpo, në raportin e Bloomberg, në të cilin janë cituar edhe zyrtarët e kompanisë Google thuhet se lansimi i Google TV 3.0 do të ndodhë në pjesën e dytë të vitit 2012, edhe pse nuk janë dhënë detaje të veçorive të reja që do të jenë pjesë e kësaj platforme, apo çmimit të mundshëm të cilin përdoruesit e saj duhet ta paguajnë për ta shfrytëzuar atë. / Telegrafi /