Telegrafi

Google Translate tani përkthen edhe shkrimin e dorës

 

Por me siguri se secilit prej nesh edhe më shumë punë do t’i kryente një mundësi e përkthimit të teksteve në dorëshkrimin tonë.
Dhe prej tani, Google ka krijuar një zgjidhje edhe për këtë punë, sepse ka zhvilluar një zgjidhje e cila e përkthen një tekst të caktuar edhe nëse i njëjti është i shkruar me dorë.

Pas vendosjes së tekstit të shkruar me dorë, softueri i Google brenda shërbimit Translate do të mundohet të përkthej shkrimin tuaj, dhe të ju jap kuptimin e asaj që ju keni shkruar.

Kur ju zgjidhni një gjuhë që mund të përkthehet, ju do të shihni ikonën e veglës në fund të kutisë së tekstit. Pasi të keni klikuar mbi këtë opsion, ju do të mund të filloni ta shkruani tekstin me dorë, dhe më pas të zgjedhni ta përktheni atë në gjuhën e dëshiruar. / Telegrafi /