Site icon Telegrafi

Google Translate tani përkthen edhe fotografitë!

Një nga karakteristikat kryesore të reja në Google Translate për Android është përkthimi i fotografisë, me të cilën tani përdoruesi mund të bëjë një foto me telefon apo ndonjë pajisje tjetër dhe ajo do të përkthejnë tekstin.

Ky tipar punon vetëm me pajisjet që bazohen në Android 2.3 Gingerbread dhe më versionet tjera më të reja të Android.

Përveç përkthimit të tekstit nga fotografitë, Google Translate tani është pasuruar edhe me veçori të reja si: përkthim në kohë reale derisa përdoruesi shkruan tekstin në gjuhën origjinale, zgjedhja e dialektit të preferuar për të dhënë komandë me zë, si dhe disa funksione të reja për japonishten dhe shtypjen e shumë shkronjave njëkohësisht. / Telegrafi /

Exit mobile version