Telegrafi

Google Translate së shpejti do të përkthejë edhe fotografi

Tani , krijuesi i aplikacionit, kompania Quest Visual është blerë nga Google.

Me këtë blerje, Google e merr me vete edhe teknologjinë e Quest Visual, të cilën besohet se do ta inkorporojë në shërbimin e saj të përkthimit Google Translate në të ardhmen e afërt, thuhet në njoftimin e Quest Visual.

Aktualisht, Quest Visual do të mundësojë përdorimin e aplikacioneve të saj në Google Glass, Google Play dhe App Store të Apple, për një kohë të caktuar.

Word Lens për Google Glass sapo është përditësuar për platformën e njohjes së fytyrës, edhe pse Google se është më e interesuar që aplikacionin ta integrojë në Google Translate. / Telegrafi /