Site icon Telegrafi

Google Translate i freskuar për Android

Në versionin e freskuar të këtij aplikacioni, Google ka shtuar butona të ri të cilat ju mundësojnë të zgjidhni se në cilën gjuhë dëshironi të përktheni një tekst, bashkë me ikonat e reja dhe dizajnin e ri.

Në këtë aplikacion, Google e ka shtuar edhe një funksion të ri të cilin ata e quajnë eksperimental. Më saktë, bëhet fjalë për funksionin e ri Conversation Mode i cili për momentin funksionon vetëm kur përktheni nga gjuha angleze në atë spanjolle.

Edhe pse në fazën eksperimentale, Google shpreson që përdoruesit ta pëlqejnë këtë opsion të ri, ndërsa thotë se është duke punuar që të njëjtin ta bëjë të mundur për sa më shumë gjuhë të jetë e mundur.

Më shumë detaje për Google Translate për Android mund të gjeni në blogun zyrtar të kompanisë Google. / Telegrafi /
 

Exit mobile version