Telegrafi

Google Translate do të mundësojë përkthime në kohë reale

Sipas një raporti nga New York Times thuhet se aplikacioni mobil në Android i Google Translate është gati për të marrë një përditësim të ri dhe të rëndësishëm, dhe kjo do të sjellë një funksion të ri të përkthimit në kohë reale, që do të mund të përdoret nga telefonat mobil që bazohen në sistemin e saj operativ.

Në këtë moment, Google Translate ofron përkthime të shkruara deri në 90 gjuhë, ndërsa përdoruesit gjithashtu mund të dëgjojnë përkthimet e folur në aplikacion.

Kur versioni i ri i Google Translate të lëshohet, aplikacioni do të jetë në gjendje të njoh dikë duke folur në një gjuhë tjetër, dhe do ta përkthejë atë çfarë ka thënë ai person në tekst të shkruar.

Google do të sjellë edhe veçori të tjera në aplikacion, që do të përfshijë aftësinë për të përkthyer tekstin e huaj në gjuhën e përdoruesit duke përdorur kamera; për shembull ju do të jeni në gjendje për ta drejtuar kamerën drejt një shenjë në rrugë dhe aplikacioni do ta përkthehejë përmbajtjen e shenjës. (Telegrafi)