Telegrafi

Google: Top aplikacionet më të mira të Android për 2013

Nëse jeni përdorues të sistemit operativ të Android, Google ka përpiluar një listë të aplikacioneve më të mira mobile për vitin 2013.

Në listën e Google, janë edhe disa nga aplikacionet e famshme mobile sikurse, Duolingo, theScore, 500px, Taco Hair Salon, We Heart It, Umano, Circa News, The Whole Pantry, Runtastic Running, Wunderlist, Magisto Video Editor, TuneIn Radio dhe Photo Editor nga Aviary.

Edhe pse nuk dihet se në cilat kritere Google është bazuar kur e ka përpiluar këtë listë, në të gjenden disa aplikacione shumë të përdorshme mobile, edhe pse befasisht shumica prej tyre janë të kategorisë pa pagesë.

Na shkruani në komente nëse mendoni se ka edhe aplikacione tjera mobile të cilat duhet të përfshihen në këtë listë. / Telegrafi /