Telegrafi

Google teston pajisje për sigurimin e fjalëkalimeve!

Por tani, gjiganti i teknologjisë botërore – Google, ka vendosur që procesin e kyçjes në llogari ta bëjnë shumë më të sigurtë në të ardhmen. Madje, me një ide shumë kreative.

Konsideroni kyçjen në Gmail me një unazë digjitale në gishtin tuaj ose me një kartelë të koduar e cila lidhet përmes portit të USB-së të kompjuterit tuaj.

Siç është detajuar në një dokument kërkimor të publikuar nga IEEE Security & Privacy Magazine për të cilën ka raportuar revista Wired, thuhet se Google tashmë është duke kërkuar alternativa për fjalëkalimet në formën e pajisjeve për sigurimin e fjalëkalimeve. Iniciativat e tilla të Google janë konfirmuar edhe nga Mashable.

"Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë vërtetësinë edhe më të sigurt, dhe ende më të lehtë për ta menaxhuar. Ne besojmë se eksperimente si këto mund ta ndihmojnë qasjen në sistemet e llogarive tona online” / Telegrafi /