Site icon Telegrafi

Google teston aeroplanët vetë-fluturues për të shpërndarë mallra

Përpjekja, të cilën Google e quan Google Project Wing, shënon zgjerimin më të fundit të kompanisë përtej projektit të saj origjinal të bazuar në ueb dhe mund ta ndihmojë Google të depërtojë në tregje të reja dhe të krijojë mundësi të reja fitimprurëse, të tilla si tregtia dhe posta ajrore, mbase edhe për ta shtuar edhe më shumë konkurrencën me Amazon.com.

Google, motori më i madh i kërkimit në botë, ka thënë se do të duhen vite të zhvillimit për të krijuar një shërbim me mjete të shumta fluturuese për realizimin e dërgesave të shumta në ditë.

Një version i hershëm i një aeroplani vetë-fluturues, të cilën Google e ka ekspozuar në një video në faqen e saj, ka harkun e krahëve prej 1.5 metra, dhe është i aftë të fluturojë në desitnacione të para-programuara.

Zëdhënësi i Google Ray Gobberg tha se ishte shumë herët për të diskutuar planet specifike të biznesit për aeroplanët vetë-fluturues, por kompania tha në faqen e saj se ajo në të ardhmen mund të ofrojë një mënyrë më të lirë, më të shpejtë dhe më efektive për ti lëvizur mallrat. (Telegrafi)
 

Exit mobile version