Telegrafi

Google të shesë 3.5 milionë Nexus 7

Sipas Digitimes, e cila ka kontrolluar sasinë e furnizimit të Asus, thuhet se Google dhe Asus presin të shesin më shumë se 3.5 milionë njësi të Nexus 7 të ri deri në fund të vitit.

Besohet se këto shifra do të mund të ishin edhe më të larta sikur Google të lejohej të depërtojë në tregun më të madh në botë , mirëpo në tregun kinez Google nuk mund të depërtojë për shkak të tërheqjes së gjithë serverëve të saj në vitin 2010.

Në anën tjetër, edhe Asus ka një plan ambicioz sa i përket tabletëve të saj në përgjithësi. Kompania pret që këtë vit ta përmbyll me më shume se 12 milionë tablet të shitur. / Telegrafi /