Telegrafi

Google do të bëjë shkarkime nga puna në softuerin Waze

Google po pushon nga puna punonjës nga Waze-i, raportoi CNBC të martën.

Kompania po e zhvendos softuerin në sistemin e reklamave të Google dhe ky ndryshim do të nënkuptojë shkurtimet pune në “shitje, marketing, operacione dhe analitikë”, sipas një e-maili të Chris Phillips, zëvendës-presidentit dhe menaxherit të përgjithshëm të njësisë Geo të Google.

Aty nuk u bë i ditur numri i punëtorëve që do të shkarkoheshin në Waze, që ka më shumë se 500 punonjës, sipas CNBC.

Waze konfirmoi pushimet nga puna në një deklaratë për The Verge.

“Google mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj rritjes së markës unike të Waze, aplikacionit të saj të dashur dhe komunitetit të saj të lulëzuar të vullnetarëve dhe përdoruesve”, tha në deklaratë Caroline Bourdeau, liderja e PR-it në Waze. /Telegrafi/