Telegrafi

Google të ofrojë shërbime të televizionit me pagesë?

Me sa duket, Google do ta nis këtë projekt në Kansas City ku ka instaluar një rrjet jashtëzakonisht të shpejtë të internetit, ndërsa kësaj do të ia shtojë me siguri edhe funksionet e saj të videos dhe shërbimit me zë, të cilat i ofron tashmë një kohë të gjatë.

Për më shumë, thuhet se Google tashmë ka filluar negociatat edhe me disa nga rrjetet më të mëdha televizive në SHBA, për të shpërndarë kanalet e tyre në rrjetin e saj të televizionit me pagesë.

Disa nga kanalet e televizionit kabllor dhe satelitor të Google do të ishin ato të rrjeteve si Walt Disney Co, Time Warner, and Discovery Communications.

Megjithatë, për momentin asnjë nga këto lajme nuk janë konfirmuar ende, me gjithë insistimin e mediave të njohura si WSJ. / Telegrafi /