Google+ zyrtarisht do të mbyllet të martën më 2 prill – me gjasë duke u vonuar një ditë për të shmangur një milion shaka.
“Më 2 prill, llogaria juaj Google + dhe çdo faqe Google+ që keni krijuar do të mbyllen dhe ne do të fillojmë të fshijmë përmbajtjen e konsumatorëvenga llogaritë e Google+”, shkruan kompania në faqet e tyre mbështetëse.
“Fotot dhe videot nga Google+ në arkivin tuaj të albumeve dhe në faqet e Google+ do të fshihen gjithashtu”, – por thuhet poashtu se nëse ato ruhen në Google Photos, atëherë ju nuk do t’i humbisni ato.
Nëse jo, megjithatë, kompania ka përshkruar hapat që ju duhet të bëni për të siguruar që asgjë nuk është e humbur në proces. Vizito faqen e “shkarkimit të të dhënave” tani nëse kjo vlen për ju.
Edhe pse 2 prilli është dita që Google ka në mendje, është një projekt i madh dhe me siguri do të duhet disa muaj për të përfunduar. /Telegrafi/