Telegrafi

Google: Të gjitha të dhënat janë të ruajtura

Para disa ditësh disa nga përdoruesit e shërbimi pa pagesë të Google për postë elektronike- Gmail, filluan të ankoheshin se befasisht kishin humbur të dhënat dhe kontaktet.

Fillimisht Google njoftoi se problemi ka përfshirë 0.29 për qind të shfrytëzuesve, por më vonë ky numër u zvogëlua deri në 0.02 nga 200 milionë përdorues të këtij shërbimi.

Përfaqësues të Google thonë se do të rikthejnë të gjitha të dhënat nga vendi ku qëndrojnë kopjet e siguruara.

Sipas tyre, edhe pse Google përmban kopje të shumta të të dhënave, nganjëherë gabimi softuerik mund të shkaktojë humbjen e të gjitha kopjeve. Prandaj, për këtë arsye si masë shtesë të sigurisë ata i regjistrojnë të dhënat edhe në shirita brenda për brenda kompanisë. /Telegrafi/