Telegrafi

Google tani më e vlefshme se Apple

Në secilin rast matësi kryesor ishte kapitalizimi i tregut, dhe rivali kryesor i Apple është kompania e madhe amerikane, ExxonMobil.
Megjithatë, nëse shikohet një tregues tjetër – vlera e ndërmarrjes – atëherë i bie që Apple sapo është eklipsuar nga rivali i saj i madh, kompania Google.

Tani, cila është vlera e ndërmarrjes? Në thelb, kjo është vlera e biznesit të kompanisë. Nëse nuk merret parasysh vlera e Apple me 145 miliardë dollarë në para të gatshme dhe Google me 45 miliardë dollarë, atëherë del se Google ka një vlerë të ndërmarrjes që arrin në 241 miliardë dollarë kundrejt Apple e cila ka 233 miliardë dollarë, citohet të ketë thënë gazeta The Wall Street Journal, e cila thekson se Google tani e ka tejkaluar rivalin e saj Apple, për nga vlera e ndërmarrjes si indikator i rëndësishëm për vlerësimin e biznesit. / Telegrafi /