Telegrafi

Google synon tregun global mobil me “X Phone”

Sipas raportit të WSJ, thuhet se përmes “X Phone” Google synon që të marrë pjesë të rëndësishme të tregut i cili momentalisht dominohet nga Apple dhe Samsung.

Motorola ka në plan që në “X Phone” të përfshijë edhe softuerin Viewdle, i cili është i ndjeshëm në gjeste dhe fotografi.

Burimet e gazetës thonë se paraqitja e “X Phone” në treg do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, duke e cituar një person i cili është i afërt me çështjen.

Larry Page është zotuar që të jap shumë buxhet në investimet që duhet bërë për promovimin e “X Phone”. / Telegrafi /