Telegrafi

Google Smart Watch vjen së shpejti

Dhe tani këto pohime janë shtuar edhe më shumë, pasi që është 9to5Google blogu i cili e citon një burim i cili thotë se ora e mençur e Google është afër përfundimit të saj. 

Sipas këtij raporti thuhet se ora e mençur e Google do të fokusohet në bartjen e specifikave të cilat janë në Google Now, softueri i famshëm i motorit më të madh të kërkimit në botë e cila operon si një asistent digjital shumë intelegjent.

Google Now mund të përdoret në çdo pajisje mobile që bazohet në Android apo iOS. Mirëpo një orë e mençr do të bënte që shërbimi i famshëm i Google të ofronte maksimumin e saj për parashikimin e lëvizjeve dhe preferencave të përdoruesve të saj.

Detajet përfundimtare për orën e Google ende nuk dihen, mirëpo raporte të ndryshme thonë se Google është duke punuar për përmirësimin e jetëgjatësisë së baterisë dhe lidhjes Bluetooth 4.0, ndërsa ka edhe zëra të tjerë që thonë se ora e Google do të bazohet në versionin më të ri të sistemit operativ, Android 4.4 Kit Kat. / Telegrafi /