Telegrafi

Google sjell versionin e ri të Hangouts

Bisedat në një vend është një funksion të ri, i ngjashëm me iMessage të iPhone, që i bashkon mesazhet e SMS me bisedat në Hangouts që janë dërguar nga i njëjti përdorues. Përdoruesit mund ti ndajnë bisedat, nëse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë.

Versioni i ri i aplikacionit sjell edhe mundësinë e shfaqjes së aplikacionit në ballinën e telefonit, përmes “widgets”, për tu dhënë përdoruesve qasje më të shpejtë në bisedat dhe mesazhet e tyre.

Në mesin e karakteristikave të listuara për aplikacionin është edhe lista e thjeshtë e kontakteve, si dhe përmirësimet tjera që janë listuar në njoftimin për versionin e ri të aplikacionit. / Telegrafi / .