Telegrafi

Google sjell lajmet lokale në Android dhe iOS

Pas aktivizimit, shërbimi “News Near You”, e përdor lokacionin e përdoruesit, për ta njoftuar atë për të gjitha ngjarjet në rrethin e tij më të afërt.

Përbërja e lajmeve nga Google paraqitet në versionin e saj standard, mirëpo e njëjta mund të personalizohet sipas preferncave të përdoruesit.

Tani, ajo çka nevojitet për këtë shërbim është një lajm i mirë ose interesant në komunitet, dhe i njëjti menjëherë do të vijë në pajisjen tuaj që mbështetet në platformat si Android ose iOS. / Telegrafi /