Telegrafi

Google sjell dizajnin e ri të Maps për Android

Versioni i ri i aplikacionit për telefonat e mençur dhe tabletët Android me dizajnin e ri mori një ndërfaqe të pastër, e cila ngjan me atë të versionit të aplikacionit për iPhone, e cila ishte prezantuar në dhjetorin e kaluar.

Karakteristika e tjera përfshijnë navigacionin e zgjeruar me përditësime të trafikut në kohë reale, raportimet për incidentiet në trafik dhe kalimet alternative për ta evituar trafikun.

Së fundi, funksioni Explore ofron një mënyrë të re për të shfletuar dhe zbuluar pikat lokale të popullarizuara në të cilat përdoruesit mund të ndalen dhe t’i vizitojnë. / Telegrafi /