Telegrafi

Google: Shtypni dokumente nga telefoni juaj

Mirëpo, kjo nuk është e tëra pasi që në mundësinë e re që e ofron Google, përfshihet edhe shtypi i dokumenteve nga pajisjet mobile si dhe ato që i keni në aplikacionin e Gmail në telefonin mobil.

Ju mund të shtypni dokumentet tuaja nga Google Docs apo edhe nga Gmail, direkt nga telefoni i mençur mobil në shtypës, dhe e gjithë kjo si duket është mundësuar që ta tejkalojë shërbimin e ngjashëm të cilin e ofron Apple, i cili njihet si AirPrint.

Detajet tjera të plota lidhur me mundësinë e shtypjes së dokumenteve nga telefoni i mençur mobil në shtypësin tuaj, mund t’i gjeni në blogun zyrtar të kompanisë Google, e cila së fundmi po mundohet të merr pjesë të rëndësishme të tregut nga rivalët e saj, edhe përmes këtyre shërbimeve interesante si ky më lartë. /Telegrafi/