Telegrafi

Google shfaq pamjet e Nexus 8

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë model të ri të telefonit, pasi që Google rastësisht tani e ka publikuar një fotografi të tabletit të saj të ardhshëm të linjës Nexus – modelin e ri Nexus 8.

Fotografia e publikuar nga ArsTechnica shfaq tabletin e ri të Google për të cilin thuhet se do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 8 inç dhe butonin në pjesën e sipërme të ekranit.

Për më shumë, Nexus 8 thuhet se do ta ofrojë edhe ekranin më të fundit të LG-së me 8.3 inç, që do të thotë se Google do të bashkëpunojë me LG edhe për krijimin e tabletit të saj të ri, dhe ta braktis partnerin e mëparshëm Asus me të cilët kishte krijuar tabletët e saj paraprak. / Telegrafi /