Telegrafi

Google shet 5 milionë njësi të Cardboard

Por Cardboard është një mënyrë e thjeshtë për ta shndërruar telefonin tuaj në një pajisje të realitetit virtual.

Por, në një postim në blogun e saj sot, kompania njoftoi se pajisja e saj Google Cardboard është shpërndarë tek më shumë se 5 milionë përdorues.

Ky është një numër i madh, duke marrë parasysh se “kartoni” ka qenë prezent për vetëm 19 muaj dhe shpërndarja e kësaj vegle ka fituar popullaritet të rëndësishëm brenda vitit të fundit.

Por për të gjithë ata që nuk e dinë, kjo është më shumë se vetëm një karton nga Google – pasiqë duket sikur njerëzit janë në të vërtetë duke e përdorur atë.

Sipas kompanisë, më shumë se 25 milionë instalime të aplikacioneve të realitetit virtual kanë ndodhur në Google Play, ndërsa 10 milionë prej tyre instalimeve kanë ndodhur vetëm në periudhën tetor-dhjetor 2015.

Ka edhe më shumë se 1.000 aplikacione për VR në Play Store Google.