Telegrafi

Google shet 1 milion njësi të Pixel

Google nuk shpalos zyrtarisht numrin e njësive të shitura dhe në rastin e smartfonëve Pixel është veçanërisht e bezdisshme.

Sidoqoftë, dyqani Play i kompanisë na jep një vlerësim mjaft të saktë se sa telefona Pixel dhe Pixel XL kanë shitur Google.

Dyqani Play në Google jep një numër të caktuar për instalimet e aplikacioneve dhe në rastin e aplikacionit të Pixel Launcher, numri sapo ka kaluar nga pragu prej 500,000 – 1,000,000 deri në 1,000,000-5,000,000, do të thotë se Google ka shitur rreth 1 milion smartfonë Pixel që nga lansimi i tyre 8 muaj më parë.

Pixel Launcher është ekskluziv për telefonat Pixel (përjashton edhe tabletin Pixel C) kështu që numri duhet të përputhet në mënyrë të përkryer me numrin e njësive të aktivizuara.

Pra, Google ka gjasa të ketë shitur rreth 1 milion të duos të parë të smartphone-it. Jo keq për një përpjekje të parë, megjithëse jo gati për të sfiduar lojtarët e mëdhenj.

Ndoshta interesi do të rritet sapo Pixel 2 të dal në treg.