Telegrafi

Google sfidon Microsoft

Beteja që pritet të fillojë së shpejti do të jetë afatgjatë dhe përballë do të vërë sistemin Windows me Chromebook. Pyetjes se si do të mund të marrë përdoruesit e Windows që zotëron 90 % të tregut global, inxhinjerët e këtij projekti të ri gjigand, i janë përgjigjur shumë thjeshtë: Do mundësojmë që çfardo lloj problemi të ndodhë me kompiuterin, materialet tuaja të mos rrezikojnë asnjëherë shkatërrimin.

Kjo do të thotë se edhe në rast të djegies së sistemit qëndror, me Chromebook do të bëhet e mundur që materialet të ruhen në një dosje.

Nga testimet që janë bërë në 400 biznese të mëdha në Shba, 75% e tyre janë shprehur se do të zëvendësojnë kompiuterin e tyre aktual me këtë model të ri. / Telegrafi /