Telegrafi

Google së shpejti me tablet të ri

 

Më herët gjatë këtij muaji, IBT kishte raportuar se Google është duke planifikuar të zbuloj një tablet me ekran 7 inçësh dhe RAM memorie prej 4GB, të ndërtuar nga Huaëei.

Tani, kemi informata të reja që tregojnë detajisht specifikat e këtij tableti. Tableti i ri i ndërtuar nga Huawei do të ketë ekran quad-HD 7 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, hapësirën e brendshme prej 64GB dhe kamerën e pasme prej 13 MP.

Ende nuk dihet se si do të quhet pajisja e re, edhepse tableti mund të jetë pasues i Huawei 7P që është lansuar në prill.

Hera e fundit kur Google ka lansuar një tablet Android në vete ka qenë lansimi i Nexus 9, i cili ishte ndërtuar nga HTC.

Kompania e ka pasuar këtë pajisje me Pixel C e cila ishte më shumë si hybrid në mes të laptopit dhe tabletit.