Telegrafi

Google së shpejti me tabletin Pixel C

Sipas një faqeje locale në Holandë thuhet se tableti i ri i Google do të jetë në dispozicion në shtetin evropian, edhe pse nuk dihet data se kur do të arrijë në vendet tjera fqinje.

Por sigurisht se Google nuk do ta lëshojë tabletin e saj vetëm në një vend evropian, dhe se i njëjti do të jetë prezent edhe në tregun e gjerë evropian dhe atë amerikan.

Google Pixel C pritet të vijë me ekranin me diagonalen prej 10.2” me rezolucionin prej 2560 x 1800 pikselëve, dhe i mbështetur nga procesori Nvidia Tegra X1me 3 GB RAM si dhe Google Android 6.0, si versionin më të ri të sistemit të saj operativ. (Telegrafi)